TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eurodeputeti Alfred Beleri ka bërë një kallëzim penal pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, Artan Gaçit dhe deputeten socialiste Olta Xhaçka.
Në kallëzimin e tij, Beleri kërkon ‘shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. Prot 22920/1 datë 27.12.2024 të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin njoftohet mosfillimi i procedimit penal ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.’
Eurodeputetei Beleri kërkon gjithashtu nga GJKKO: ‘Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuara dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse.