AKTUALITET, 19 Shkurt 2025, 14:14

Kreu manovra të rrezikshme në rrugë, arrestohet 53-vjeçari që drejtonte makinën i dehur

Kreu manovra të rrezikshme në rrugë, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë. Shërbimet e Policisë Rrugore në Krujë kanë arrestuar një 53-vjeçar, pasi e kanë konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe duke bërë manovra të gabuara në rrugë.

"Gjatë kontrolleve rutinë për kontrollin e sigurisë rrugore në Fushë Krujë, policia i ka bërë shenjë për ndalim drejtuesit të një automjeti që po kryente manovra të rrezikshme. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe një testi alkoolik, u vërtetua se drejtuesi i automjetit, shtetasi B. B., kishte një nivel alkooli në gjak prej 2.12 mg/l, që është mbi kufirin e lejuar.

Shtetasi B. B., banues në Fushë Krujë, u arrestua në flagrancë për shkeljen e veprës penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt.”", sqaron policia.