TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Blendi Fevziu e konsideron aferën e inceneratorëve, si "më skandalozen" që ka parë ndonjëherë.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Fevziu tha se kryeministri ka përgjegjësi morale sepse sot janë në burg një ish ministër dhe një ish deputet.
"Padiskutim, është arrestuar një ministër dhe një deputet. Kryeministri ka detyrimin të shpjegojë çfarë ka ndodhur. Nga ana ligjore jo, por nga ana morale ka përgjegjësi dhe jo të vogël. Kjo përgjegjësi vlerësohet kur qytetarët votojnë. Nëse ka përgjegjësi ligjërisht, nuk e di, por për këtë përgjigjet para ligjit.
Një zinxhir i tërë i ministrive nuk ka funksionuar, duke prodhuar një nga aferat më skandaloze që kam parë në jetën time.
Sot kam dërguar të kontrollojnë asetet e këtyre kompanive përapra 2013. Më rezulton që e kanë të gjithë majmjen ekonomike pas vitit 2013. Kjo kompani vetëm për inceneratorin e Tiranës, në planin që ka dërguar, parashikon 120 milionë euro fitim neto.
Këta njerëz po ta kishin ndërtuar inceneratorin, ne do të thoshim që u favorizuan, por për sa kohë bën punën, nuk ke çfarë thua. Por në rastin konkret i kanë marrë paratë pa e bërë punën fare. Sa rrugë ka që themi e mori filan kompani rrugën, por rruga është.
Më bën përshtypje fakti, si shpjegohet një grup i vogël biznesmenësh, krejtësisht i panjohur, jo prezent për biznesin e madh, befas me ardhjen në pushtet të PS majmen kaq shumë?
Befasuese është që kjo kompani arrin të marrë punë kudo, punë publike, pastrime lumenjsh, studim për pastrimin e Shqipërisë…", tha ndër të tjera Fevziu.