AKTUALITET, 24 Gusht 2023, 18:23

EMRI/ Asambleja e PS miraton kandidaturën për garën elektorale në Bashkinë e Kukësit

EMRI/ Asambleja e PS miraton kandidaturën për garën elektorale

Asambleja e PS ka miratuar kandidaturën e Albert Halilajt për garën elektorale në Bashkinë e Kukësit.

Lajmin e bëri të ditur drejtuesi politik i qarkut të Kukësit, Pandeli Majko, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Vështirësia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!”, ka shkruar mes të tjerave Majko.

Postimi i Majkos:

Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë!

Vështirsia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!