AKTUALITET, 6 Tetor 2023, 19:19

EMRI/ Aksident në Lushnje, një i plagosur

EMRI/ Aksident në Lushnje, një i plagosur

Një aksident është regjistruar këtë të premte në Lushnjë. Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e unazës, ku dy mjetet u përplasën me njëri-tjetrin.

Si pasojë mbeti i plagosur një 40-vjeçar i identifikuar si Kadri Kosturi.

I plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rreziku për jetën. Policia mbërriti në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe disiplinimin e trafikut.