AKTUALITET, 6 Tetor 2023, 17:20

Tedi Blushi: Tirana po thahet për ujë të pijshëm, ndahet nga Erion Veliaj me "tallona", si mishi në  diktaturë

Tedi Blushi: Tirana po thahet për ujë të pijshëm, ndahet nga
Blushi dhe Veliaj

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë të Lirisë dhe Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, denoncoi sërish sot mungesën kronike të ujit të pijshëm për banorët e Tiranës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi u shpreh se qytetarë nga dhjetëra lagje në kryeqytet ankohen pranë Partisë së Lirisë se nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej ditësh, por edhe kur vjen ai është i dhe i papijshëm edhe pse konsumatorët e paguajnë si të ishte "kristal" i pastër. Blushi deklaroi se prej datës 19 shtator 2023 është në pritje të llogaridhënies nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe Drejtori i UKT, Elton Kacidhja, të cilëve u është drejtuar edhe me kërkesë zyrtare për këtë problematikë.

Reagimi i Blushit

Me çmimin 40% më të shtrenjtë, Tirana po thahet për ujë të pijshëm!

Qytetarë nga dhjetëra lagje në kryeqytet ankohen pranë Partisë së Lirisë se nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej ditësh.

Në lagje të tjera uji mungon për më shumë se 20 orë në ditë.

Problemi i mungesës së ujit nuk është vetëm në periferi, por edhe në qendër të Tiranës.

Denoncimet vijnë nga "Komuna e Parisit" tek "Astiri", nga Yzberishti në "Ali Demi", nga Lapraka në Sauk, nga "Fresku" në "Shkozë". Sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarët ankohen se uji u vjen i ndotur në rubineta, i papijshëm edhe pse paguajnë për të si të ishte "kristal" i pastër.

Uji, nevojë bazike, po ndahet nga Erion Veliaj me "tallona", si racionet e mishit në kohën e diktaturës.

Tirana që e paguan sot ujin 40% më shtrenjtë po thahet për ujë sepse rritja e çmimit nuk ka shkuar për investime në rrjet dhe për garantimin e ujit 24/24, por për të mbuluar mesa duket abuzimet dhe keqmenaxhimin e Ujësjellës-Kanalizime.

Prej datës 19 shtator 2023 jam në pritje të llogaridhënies nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe Drejtori i UKT, Elton Kacidhja, të cilëve u jam drejtuar edhe me kërkesë zyrtare për këtë problematikë.

Në mungesë të transparencës, gati për të ndërmarrë çdo hap të duhur ligjor!