AKTUALITET, 6 Tetor 2023, 18:29

Aksident në tunelin e Elbasanit, “Audi Q5” përplaset me murin

Aksident në tunelin e Elbasanit, “Audi Q5” përplaset me

Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në tunelin e Elbasanit. Mësohet se një automjet tip “Audi Q5”, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, ndërsa mësohet si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.