AKTUALITET, 6 Tetor 2022, 15:59

“Elisa dhe Skënderbeu jetojnë në botën e çudirave”, Flamur Noka: Vini këtu dhe flisni vetëm dokrra, nuk iu shërbeni qytetarëve

“Elisa dhe Skënderbeu jetojnë në botën e

Në fjalën e tij në Kuvend, Flamur Noka, nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama dhe ministres Elisa Spiropali.

Më tej theksoi se, në pallatet e ndërtuara në Valias banorët nuk kanë marrë banesat, por sipas tij, ato hyrje i kanë marrë patronazhistët.

“Një ministër është në karrige për t’iu shërbyer qytetarëve dhe jo për t'i gënjyer. Por, Elisa dhe Skënderbeu jetojnë në botën virtuale të çudirave, shqiptarët jetojnë në botën reale.

Ndaj e përsëris a e di Elisa se sa është ndihma sociale? A e di Elisa që të gjithë prindërit e shkollës, “Demokracia”, “Ibrahim Basha”, “Sulejman Elezi” , paguajnë 30 mijë lekë në muaj privatisht për të çuar dhe marrë nxënësit në shkollë. Këtë e kanë shpërblim nga Elisa dhe kryetari i emëruar në Kamëz. Këto janë mrekullitë që ka bërë qeveria e Elisës dhe Skënderbeut. Vijnë këtu flasin dokrra, mjafton të bëjnë show, por realiteti nuk ka asnjë lidhje me këto”, tha ai.