AKTUALITET, 6 Tetor 2022, 13:43

Berisha ftesë për grupin e Alibeajt: Çdo deputet mund të kandidojë në zgjedhjet lokale

Berisha ftesë për grupin e Alibeajt: Çdo deputet mund të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka lënë derën të hapur për deputetët e grupit të Enkelejd Alibeajt.

Në një prononcim për mediat para selisë së Kuvendit, Berisha tha se çdo deputet është i ftuar të kandidojë në zgjedhje.

“Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë dhe të inkurajojë të tjerë po të dojë. Kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme, nuk do të bëjë të themi, përzgjedhje eliminuese, por do jenë primaret.

Ne kemi premtuar ndryshimin, pra po sjellim ndryshimin, nuk do e përcaktojë kryetari kandidatin. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë është i ftuar të kandidojë”, tha Berisha.

Ai shtoi se janë bërë takime me grupin e Alibeajt dhe u tregua i hapur për çdo marrëveshje

“Janë bërë takime (me grupin e Alibeajt). Dhe do bëhen takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë, por jo vetëm. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit.

Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Nëse duan nëpërmjet mirëkuptimit dhe marrëveshjes ne jemi gati”, tha Berisha.