TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është liruar nga burgu pasi masa e sigurisë ndaj tij ka ndryshuar.
GJKKO ka pranuar ndryshimin e masës nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie".
Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.
Bllako është zyrtari i dytë, që u arrestua lidhur me aferën e inceneratorëve, pas ish ministrit Lefter Koka.
LSI, tashmë e kthyer në "Partia e Lirisë", ka artikuluar akuza të forta ndaj Bllakos, duke dorëzuar edhe dosje në SPAK.
Monika Kryemadhi deklaroi pas arrestimit të ish deputetit, se ai ka shitur të gjithë bizneset që kishte në emrin e tij, duke aluduar se ai e ka ditur arrestimin dhe se kemi të bëjmë me "drejtësi me regji".
“Sot, arrestohet Alqi Bllako. Më 8 mars 2022, ai ka shitur të gjitha bizneset e tij që ka pasur në emër të tij. Kur flasim për drejtësi, jo për drejtësi me regji. Duhet të flasim për një drejtësi të vërtetë", deklaronte Kryemadhi.
Tashmë Bllako do ta presë përfundimin e gjykimit ndaj tij, nga banesa dhe jo nga qelia.