AKTUALITET, 6 Tetor 2022, 14:07

Skema gjigante e mashtrimit me kriptomonedhat, bosi turk Faruk Ozer del në gjyq. Do të shqyrtohet ekstradimi i tij

Skema gjigante e mashtrimit me kriptomonedhat, bosi turk Faruk Ozer del në

Mbërrin në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan shtetasi turk Faruk Fatih Ozer.

Këtë të enjte, në orën 14:00 nis seanca e parë për gjyqësore ekstradimin e tij.

Shtetasi turk u arrestua në zonën e Vlorës teksa bënte plazh, ndërkohë që ai fshihej në një apartament në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria e Stambollit ka në hetim 21 të pandehur në lidhje me skemën gjigande të mashtrimit përmes kriptovalutave, Thodex.

Emri kryesor në hetim është CEO i kësaj platforme, Faruk Fatih Ozer, i cili akuzohet se ka mashtruar rreth 400 mijë njerëz.

Nga personat e akuzuar, gjashtë prej tyre janë të burgosur aktualisht në Turqi, mes të cilëve edhe vëllai dhe motra e Faruk Ozer.

Sipas mediave turke, ndaj të pandehurve janë ngritur akuzat në Turqi për “krijimi dhe drejtimi i një organizate kriminale”, “mashtrimi duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet e kreditit” dhe “mashtrimit dhe pastrimit të vlerave pasurore që rrjedhin nga krimi”.

Për këto akuza, prokuroria ka kërkuar dënimin me burg në total të të pandehurve nga 12.164 vite burg deri në 40.562 vite burg.