AKTUALITET, 6 Tetor 2022, 14:41

Berisha nxjerr sondazhet në Kuvend: Opozita ecën e sigurt drejt fitores

Berisha nxjerr sondazhet në Kuvend: Opozita ecën e sigurt drejt

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Kuvend disa sondazhe, të cilat sipas tij, tregojnë se opozita do ta marrë pushtetin në zgjedhje.

“Asnjë fjalë nuk u tha për faktet konkrete që paraqita vjedhjet e abuzimet e tmerrshme që bëhen me fondet e qeverisë. Për herë të parë zonja tha një të vërtetë tha që do të vish. Po do të vijmë, opozita ecën e sigurt drejt fitores. Po, po Ulsi, je i përkohshëm fare, do të ikësh para se të kujtohesh”, tha Berisha duke treguar sondazhet.

Berisha iu përgjigj edhe deklaratës së Pandeli Majkos, për financimet ruse të PD.

“Lidhur me problemet që shtroi Pandeliu në mënyrë absolute PD nuk ka marrë një qindarkë e s’mund të marrë nga një vend që e ka pozicionuar si një armik të cështjes kombëtare shqiptare.

Ka ndodhur që ish kryetari i saj është akuzuar një herë nga media e tani nga raport zyrtar i komunitetit të inteligjencës amerikane. Për këtë është ngritur komision. Por mos harro se dosjen e hetimit e mbylli Rama, mjafton lexo vendimin e mbylljes e kupto sa qesharak e të përciptë kanë qenë në hetimin e një çështje që Rama e dinte që janë para ruse.  E bëri këtë për të kapur peng Bashën, apo dosjen, koha do ta provojë”, tha Berisha.