AKTUALITET, 6 Tetor 2022, 12:17

Unaza e Madhe/ IKMT shkon në Shkozë për të shembur banesën, familjarët mbyllen brenda

Unaza e Madhe/ IKMT shkon në Shkozë për të shembur

Forcat e IKMT-së po bëhen gati për të shembur një banesë në Shkozë, e cila ndodhet në rrugën e Unazës së Madhe.

Në këtë zonë janë rreth 15 banesa që pritet të prishen. Familjarët e banesës së parë që do të rrëzohet po bëjnë rezistencë dhe janë mbyllur brenda, në mënyrë që të bllokojnë punimet.

Banesa është në pronësi të Andrea Sulit. Pronari i banesës thotë që nuk është dëmshpërblyer. Sipas tyre nuk ka as vendim nga IKMT për prishjen.

Banorët kërkojnë strehim dhe shpronësim për banesat e tyre.