TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person të dënuar me 25 vjet e 8 muaj burg në Itali.
Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç. Autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali e kanë dënuar 55-vjeçarin me 25 vjet e 8 muaj burgim.
Ai u dënua për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Gjykata ka lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinatat”, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, e shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.
Autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali kanë dënuar 55-vjeçarin me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ata kanë lëshuar urdhërarresti ndërkombëtar në ngarkim të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.