TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka shoqëruar një person me inicialet E. M, lidhur me ekzekutimin e Renato Hoxhajt në Vlorë më 27 prill. Burime bëjnë me dije se ai është arrestuar në Tiranë dhe dyshohet se është ndihmës i autorit, ndërsa dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Ndërkohë hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij teksa kthehej në banesën e tij. Ai kishte punuar si roje në një objekt ndërtimi, punë të cilën e kishte lënë para një viti.
Nga hetimet një kamera sigurie ka filmuar autorin, të maskuar me kapele e shall, që ka ardhur nga kodra, sipër banesës, e ka qëlluar Hoxhajn me 4 plumba pistolete dhe është larguar në shtegun e mbuluar nga bimësia drejt kodrës “Kusum Baba” që njihet si vendi i shenjtë i bektashinjve.