AKTUALITET, 29 Prill 2025, 18:32

Operacion në Ksamil, Forca Speciale "blindojnë" zonën, në kërkim të...

Operacion në Ksamil, Forca Speciale "blindojnë" zonën,

Një operacion i pazakontë dhe i klasifikuar si “Top Sekret” po zhvillohet në Ksamil që nga mbrëmja e së hënës. Dhjetëra efektivë të FNSH dhe policisë së Sarandës kanë zbarkuar në zonë, në një aksion që synon kapjen e disa individëve me rrezikshmëri të lartë.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se të dyshuarit janë ende në arrati, ndërsa zona nga Ksamili deri në Butrint po “kërkohet centimetër për centimetër” nga forcat speciale. Në hyrje-daljet e qytezës janë ngritur pika të fortifikuara kontrolli, ndërsa forcat “Shqiponja” kanë marrë në dorë kontrollin e lëvizjeve.

Prej orëve të paradites, agjentë civilë janë duke analizuar pamje sigurie nga bizneset e zonës për të gjurmuar të dyshuarit. Madje, dyshohet për përplasje të armatosur me policinë, çka ka çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të forcave shtesë.

Operacioni pritet të zgjerohet edhe në zonën kufitare me Greqinë, në territorin e Bashkisë Konispol. Deri tani, policia nuk ka dhënë detaje zyrtare për arrestime apo identitetet e të kërkuarve.