AKTUALITET, 29 Prill 2025, 17:17

Rama në Fier/ Kryeministri inspekton punimet për rehabilitimin e lumit Gjanica

Rama në Fier/ Kryeministri inspekton punimet për rehabilitimin e lumit

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet për rehabilitimin e lumit Gjanica.

Ai pa nga afër punën e bërë, në shoqërinë e kryebashkiakut Armando Subashi.

“Në kantierin e punimeve të lotit 3, të rehabilitimit të lumit Gjanica, deri dje një gangrenë mjedisore e mbindotur në tërë gjatësinë e lumit, ndërsa sot një nga shëtitoret më të bukura, e gjitha një oaz i gjelbër për qytetin që plotëson më tej mozaikun e transformimit urbanistik që po ndodh në Fierin e rilindur”, shkruan Rama.