TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një incident i rëndë ka ndodhur në ambientet e Partisë Socialdemokrate në zonën e “Ali Demit”, Tiranë, ku një person i armatosur ka hyrë me një armë automatike “Skorpion” në dorë.
Autori i dyshuar, Arjan Talhellari, është filmuar dhe fotografuar me armën në dorë. Ai dyshohet se është përfshirë në konflikt për shkak të një sherri për bastet sportive mes të birit, Lorenco Talhellari, dhe një personi tjetër. Arjani ka ndërhyrë në mbështetje të të birit, por nuk ka mundur të qëllojë pasi plumbat i kanë rënë në tokë.
Në vendngjarje janë gjetur dy fishekë dhe është dëmtuar xhami i zyrës së PSD-së. Të dy, Arjan dhe Lorenco Talhellari, janë shpallur në kërkim nga policia.