TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një lidhje direkte me emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Salianji shpjegoi përse dorëheqja e Bashës, mund të jetë një truk, duke thënë se gjërat janë lënë evazive nga ana e Bashës.
"Pyetjes a është dorëheqje përfundimtare, ai nuk kishte qëndrim të qartë. Fakti që lihet mundësia që PD do të vijojë në këtë mënyrë deri në zgjedhjet lokale, vetëm duke dalë duke e anonçuar… Shpresoj të mos jetë një truk që më vonë të mos përçajë më tepër Partinë Demokratike. Fakti që është lënë evazive, të lë mundësinë, që të ketë mundësi për rikandidimin, pasi të bëhet i pamundur bashkimi. E kam thënë që më duket truk. Do të kishte patur dakordësi dhe diskutim, nëse do të ishte zgjidhje reale.
Edhe në këtë rast ka qenë vendimarrje e tij, pa mbledhur institucione. U thirrën aty këtu njerëz. U bënë truke për të mos patur diskutime. Më bëri të mendoj se mund të jetë truk, por nuk dua ta paragjykoj. Ky dyshim i imi, qoftë i gabuar!