AKTUALITET, 9 Shkurt 2022, 22:18

‘Leckë-opozita po voton zgjatjen e vetingut"/ Bushati: Si skuthë, votojnë sipas urdhërit të Ramës!

‘Leckë-opozita po voton zgjatjen e vetingut"/ Bushati: Si

Analisti Andi Bushati ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit ‘pro’ të opozitës në lidhje me zgjatjen e afateve për organet e vetingut. 

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bushati e quan opozitën e Lulzim Bashës, "leckë-opozita", e cila po voton me urdhër të Edi Ramës. 

Bushati shprehet se ngushëllimi i vetëm në këtë rast është sprova e 6 marsit, pra zgjedhjet e pjesshme lokale, të cilat do të tregojnë se kush e ka shumicën në PD. 

"Lecke-opozita po behet gati te votoje zgjatjen e vettingut sipas urdherit te Rames qe i tha ne shtator: "Marsh shkoni votoni". Me sa duket iken dhe alibite qe e kushtezonin me 3  ndryshime te tjera kushtetuese.

Me e keqja po e bejne si skutha, po folur dhe pa debatuar. Ngushellimi i vetem: para eshte sprova e 6 marsit", shkruan Bushati.