TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas një periudhe tre vjeçare kreut të SPAK, Arben Kraja i përfundon mandati dhe sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet për të diskutuar “hapjen e procedurës për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme”.
Arben Krajës i përfundon mandati në datën 18 dhjetor dhe si detyrim KLP duhet të hapë tre muaj para garën.
Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Arben Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është nëntë vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo tre vite.
Drejtuesi i SPAK (Prokurorisë së Posaçme) nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, pasi gëzon vetëm një mandat.
Prokurori Arben Kraja u zgjodh kreu i SPAK, njohur si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsionit më 19 dhjetor 2019.