TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pesë zyrtarë të Kadastrës në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Zyrtarët janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.
Ata dyshohen se kanë kryer një sërë shkelje gjatë ushtrimit të detyrës.
Emrat e personave të arrestuar nuk bëhen me dije, ndërsa nga hetimi i prokurorit Bledar Velikaj rezultoi se ata kishin legalizuar si private një pronë ku ishte ndërtuar një qendër shëndetësore.
Mësohet se pas arrestimit të pesë zyrtarëve, janë sekuestruar edhe disa praktika. Sipas të dhënave, këta persona kanë legalizuar një pronë publike.
Bëhet me dije se janë lëshuar gjithsej gjashtë urdhër arreste.