TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ngacmoi seksualisht një vajzë 13-vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë ka qenë vetë e mitura që denoncoi në polici rastin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 39 vjeç, pasi ka kallëzuar një 13-vjeçare, se e ka ngacmuar seksualisht. Vijojnë hetimet për verifikimin e këtij kallëzimi”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.