AKTUALITET, 19 Qershor 2025, 23:23

"Je shumë idealist, ngele i vetmuar!"/ Debat mes Haxhiut dhe Qorit: Kemi çarë sistemin, ja TV-të që nuk na dhanë asnjë sekondë!

"Je shumë idealist, ngele i vetmuar!"/ Debat mes Haxhiut dhe

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori dhe analisti Baton Haxhiun kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, lidhur me idealizmin që e karakterizon këtë parti dhe rezultatin e zgjedhjeve. 

Haxhiu tha se Qori mbeti "i vetmuar" edhe në rradhët e partive të reja, të cilat bëjnë kompromise dhe e pyeti se si ka ndërmend të veprojë në këtë kontekst të një "mozaiku korruptiv". Ndërkohë Qori, deklaroi se Lëvizja Bashkë ka qenë e diskriminuar nga mediat dhe ka patur disavantazhe, por ia ka dalë të "çajë sistemin". 

Debati: 

Baton Haxhiu: E para, kjo që Arlindi po bën sot dhe ka bërë vazhdimisht, është një idealizëm që me kohë pastaj kthehet në një betejë irracionale, duke patur idealizmin brenda. Në këtë betejë, edhe opozita edhe pozita e kanë patur një korrupsion brenda tyre karshi mediave, ose për mediat. Nuk njoh asnjë prej partive që nuk kanë elemente korruptive. Ti në këtë pikë ke mbetur i vetmuar si zë që kërkon të vërtëtën, të drejtën, një zë që është problametik në këtë mozaik korruptiv. Problemi është, këto parti kanë qenë kundër PS dhe PD por kanë bërë veprime më brutale se këto. Ti ke qenë jashtë kësaj, por fjalori yt ka qenë krejt idealist për një perspektivë se si e do ti Shqipërinë po pa qëndruar në fakte dhe në ide racionale. Tani ke hyrë në një fazë, që idenë tënde duhet të bindësh njerëzit. Si do ta bësh, me këtë infrastrukturë politike që është brenda mozaikut të korrupsionit? Në këtë vetmi, cila është ideja jotë?

Arlind Qori: I vetmuar me 25 mijë vota… Vetmi e tillë nuk është shumë problematike. The që konteksti është ky. Po mendoja cilat TV nuk ka dhënë asnje sekondë lajme apo ftesa për Lëvizja Bashkë gjatë fushatës?  Rendita nja katër… 

Baton Haxhiu: Mediat nuk duan të të marrin, është qëndrimi i tyre. Fakti që je kundër tyre dhe shkon, i legjitimon.

Arlind Qori: TV Klan, Vizion Plus, News 24 dhe Syri TV, aleanca e të gjithë faktorëve të mbrapshtë, zero sekonda fushatë elektorale. Kjo tregon që mesazhi i Lëvizjes Bashkë është problematik për ata që e zhvasin Shqipërinë. Ne nuk duhet të kafshojmë gjuhën, por të themi të vërtetën, tju japim besim njerëzve që mund tja dalin. Sa njerëz na kanë thënë para zgjedhjeve, nuk do ia dilni të hyni në Parlament. Ne ia dolëm ta çajmë sistemin. Njerëzit që e shohin këtë rezultat, janë optimist për potencialet tona. Në politikë gjërat mund të rrjedhin shumë shpejt, dhe njerëzit do të kenë besim edhe nga mënyra se si ne do të interpretojmë rolin tonë.