TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu, ndajnë mendime të ndryshme sa i përket konfliktit Izrael-Iran dhe luftës në Gaza.
Gjatë një debati në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bushati tha se komponenti moral është shumë i rëndësishëm dhe vrasja e cvilëve duhet të dënohet, ndërkohë që duhet shpjeguar se konflikti nuk lidhet shumë me armët bërthamore por me interesa të tjera gjeostrategjike të fuqive të mëdha. Ndërsa Baton Haxhiu deklaroi se në këtë rast nuk ka humanizëm, por llogari gjeopolitike dhe se dënimi i masakrave, mund të jetë një ushtrim i mirë intelektual por nuk zgjidh asgjë në praktikë.
Andi Bushati: Edhe në botën e sotme të interesave, komponenti moral ka shumë rëndësi. Të gjithë liderët perëndimor që e justifikojnë në vendet e tyre sulmin ndaj Iranit, u thonë ajo është teokraci, diktaturë, që nuk meriton ta ketë bombën atomike. Pra ne, vendet e lirive mund ta kemi. Izraeli si demokraci e lirë mund ta ketë, ata jo. Por, po të shohim faktet, ato tregojnë se për të gjithë atë rajon, më i rrezikshëm po rezulton Izraeli sesa Hamasi dhe Irani. Pra, ky është shumë i rëndësishëm si komponent edhe për të frenuar ato demokraci që japin llogari para opinionit të tyre.
E dyta, më ka shqetësuar dhe kam parë me këtë sy këto ditë, po të ulesh me njerëz të zakonshëm, thonë "Izraeli është aleti jonë, me Izraelin është edhe Amerika". Ka një pro izraelizëm që bëhet nga shpëlarja e trurit e sistemit, mediave. Prandaj edhe për këtë, i duhet shpjeguar që komponenti moral ka shumë rëndësi. Duhet çmitizuar, për botën tonë shqiptare, roli i "Izraelit të mirë" dhe "këta të tjetër janë një teokraci".
Baton Haxhiu: Dakord, por a ndihmon kjo?
Andi Bushati: Edhe një njeri i ndriçuar më shumë në një botë disa miliardëshe, na ndihmon. Pastaj tubimi i miliona apo miliarda të vërtetave e bën globin më të mirë. Ti thua aty po vriten njerëz, si izraelitë edhe iranianë, sepse Amerika ka një plan, ti vrasë që të arrijë te Kina. Kjo u duhet shpjeguar njerëzve. Që nuk qenka rrezik regjimi iranian dhe as armët atomike, por qenka një plan më i lartë. Këta njerëz, shqiptarë, thonë jemi me Izraelin, duhet ta dinë edhe këtë, që po vdesin njerëz kot në emër të një projekti gjeostrategjik.
Baton Haxhiu: Amerika u tregua e dobët dhe sidomos Trump karshi Rusisë. Premtoi dicka brenda një kohe të shkurtër dhe dështoi. E vetmja gjë për të rinisur fuqinë e vet, ishte kjo betejë në Gjirin Persik, ku ishte prezente edhe Kina dhe Rusia dhe konflikti sipërfaqësor, mes Indisë dhe Pakistanit. Arsyeja për të treguar fuqinë Trump, ishte për të kundërvënë Kinën dhe jo Pakistanin. Nëse një Perandori që është dobësuar me Biden, që ishte e pafuqishme dhe nuk merrej seriozisht, ajo duhet të rifreskonte veten. Ne duhet ta pranojmë nuk ka humanizëm por gjeopolitikë. Ne mund të themi intelektualisht, po ka patur genocid në Gaza, por përtej kësaj, bota është jo humane dhe kjo kontradiktë mbi botën jo humane dhe humanizmit tonë si zëra të përvetshëm, besoj se ka njëfarë…