TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Andi Tela debatoi me drejtuesin e “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Tela i kujtoi Qorit se mori vetëm një deputet, ndërkohë që në zgjedhjet vendore të para dy viteve ai vetë mori më shumë vota se në zgjedhjet e vitit 2025.
Biseda
Arlind Qori: Sa njerëz na kanë thënë para zgjedhjeve por edhe pas, se ju nuk do t’ia dilni të futeni në Parlament, nuk do t’u lënë, do t’u mbysin. Nuk bëhet politikë pa lekë. Prandaj unë jam optimist. Kur të gjithë thonë se nuk bëhet pa lekë, pa media, pa oligarkë, ne ai dolëm ta çajmë sistemin. Njerëzit janë optimistë për potencialet tona. Kjo nuk do të thotë se pas 4 vjetësh ne nga 1 do të bëhemi 2 deputetë e pas 8 vitesh do të bëhemi 4 dhe do të duhet një shekull për të ndryshuar vendin. Nuk ndodh kështu. Në politikë gjërat mund të rrjedhin më shpejt dhe njerëzit do të kenë besim edhe prej mënyrës se si do ta kanalizojmë rolin tonë në Kuvendin e Shqipërisë.
Andi Tela: Ndodh edhe që në Tiranë në 2023 more më shumë vota.
Arlind Qori: I mora si kandidat për kryetar bashkie me 5 rivalë.
Andi Tela: Po votat lëvizin bashkë. Ti je simboli i Lëvizja Bashkë, pavarësisht se caktove dikë tjetër për të hyrë.
Arlind Qori: Nuk e caktova unë. Unë caktova që të mos isha i pari. Redi Muçin e zgjodhi me votë të fshehtë Këshilli Koordinues i Lëvizja Bashkë. Ne nuk funksonojmë si Rama dhe Berisha që i fusin një fishkëllimë dhe thonë: Ti bëhu kështu, ti bëhu ashtu! Të tjerët janë të lumtur që janë në krye, mëngjes, drekë, darkë, që janë e vetmja fytyrë në çdo televizion të mundshëm. Kurse mua më lumturon fakti që shokët e mi kanë mundësinë të shpalosin potencialin e tyre dhe shoqëria t'i njohë siç i njoh unë dhe kjo është pjesë e strategjisë politike.
Andi Tela: O Arlind dakord, tre partitë e reja, në një vit, 3 kryetarët nxirrnin në banaqe, por kjo prapë është retorikë e jotja, sepse ti thua se caktuam dikë tjetër dhe mua më ra shorti të jem i dyti.
Arlind Qori: Po ç’të keqe ka kjo?
Andi Tela: Udhëheqësi është i pari.
Arlind Qori: Udhëheqësi është i pari! Unë nuk jam gjeniu.