TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Fushë Krujë janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (20 Qershor).
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 01:10, ndërsa ka qenë pronari i lokalit në fshatin Krastë, shtetasi me iniciale M. V., i cili ka njoftuar policinë.
Mësohet se nga të shtënat ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë.
Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
Mesohet se ish-shoferi i deputetit të zgjedhur, Arjan Ndoja, ka kallëzuar në Policinë e Tiranës se është qëlluar me armë në drejtim të lokalit të tij. Bëhet fjalë për lokalin e M.Vogës, në fshatin Krastë.
Blutë e kryeqytetit njoftojnë se si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit/ ëve.
Voga ka qenë i arrestuar më herët për armë pa leje.