AKTUALITET, 31 Tetor 2025, 11:47

E rëndë në Vlorë, burri ndërron jetë duke bërë palestër

Një 65-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke bërë palestër. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 30.10.2025, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, gjatë kohës që po ushtronte aktivitet fizik në palestër, shtetasi F. C., 65 vjeç, banues në Itali.", sqaron policia.