AKTUALITET, 31 Tetor 2025, 10:31

Biznesmeni Behgjet Pacolli shkon në Prokurorinë e Tiranës, do të pyetet për aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli shkon në Prokurorinë e Tiranës, do

Biznesmenit nga Kosova, Behgjet Pacolli është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës. Pacolli është paraqitur për t'u pyetur për aeroportin e Vlorës, pasi kohet e fundit ka lindur një konflikt në lidhje me aksionet.

Kujtojmë që pak ditë më parë një kallëzim është bërë nga vëllai i biznesmenit kosovar.

Në kallëzimin penal Emin Pacolli akuzon ish-administratorin Valon Lluka, noteren Valbona Selimi dhe aksionerin në minorancë Valon Ademi, se kanë kryer veprime mashtrimi dhe falsifikim të dokumenteve me qëllim rrëmbimin e 47 për qind të aksioneve.

Pacollët po ashtu pretendojnë se nuk e njohin dhe nuk janë paraqitur ndonjëherë tek noterja Valbona Selimi, duke e akuzuar këtë të fundit se ka falsifikuar deklaratën noteriale, pasi ka nënshkruar dhe legjitimuar një akt noterial pa qene prezent palët.