AKTUALITET, 1 Tetor 2025, 15:01

Opozita në tentativa për një kandidat jashtë politikës për garën në Tiranë, ironizon Koçi: Lëvizje e dëshpëruar, s’kanë potenciale!

Opozita në tentativa për një kandidat jashtë politikës

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi u ndal te zhvillimet politike në vend.

Ai komentoi debatet në Kuvend, por dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në Tiranë. Koçi ironizoi lëvizjen e opozitës, për të gjetur një kandidat jashtë politikës. Koçi e quajti të dështuar lëvizjen e opozitës.

“Është lëvizje e dëshpëruar e opozitës, përtej konsideratës për disa personazhe, civilë dhe shoqërorë. Por kjo tregon se opozitë si mungonë potenciale e veta politike, për të përballuar Ogerta Manastirliun. Duhet të kishim të bënim me një politikan të nivelit të lartë për të pasur kredencialet. Kjo është lëvizje e dëshpëruar për të gjetur dikë që do ta djegin në garën e radhës. Të qënit bashkë është vetëm instrument. Këtë radhë e kanë interpretuar si qëllim më vete. Zgjedhjet e kryetarit të Tiranës, ndryshon nga zgjedhjet e fundit. Për çështjen e Tiranës ka disa interpretime. Presidenti ka mundësitë e veta për t’u këshilluar në nivelin konstitucional. Qeveria dhe PS kërkojnë një zgjidhje më të shpejtë për Bashkinë r Tiranës dhe kjo nuk ka lidhje ndaj zotit Veliaj si fajtor apo të pafajshëm. Ne respektojmë prezumimin e pafajësisë, por aktualisht Tirana është pa kryeekzekutivin e vetë në krye. Në PS nuk besoj se ka njerëz që do të donin që zoti Veliaj të dilte i fajshëm, të gjithë e prezumojnë të pafajshëm.”, tha ai.