TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për kanosje për dhënie pasurie nëpërmjet telefonit është kapur nga Policia Kufitare e Kapshticës ditën e sotme.
Burime zyrtare nga Policia e Korçës konfirmuan ndalimin e A.Sh., banues në Pogradec, i cili pas marrjes në pyetje dhe konsultimit me Prokurorinë, u la të hetohej në gjendje të lirë.
I riu dyshohet se ka kërcënuar një javë më parë një 18-vjeçar me qëllim dhënien e 800 eurove mikut të tij me të cilin po udhëtonte në furgon nga Selaniku i Greqisë, për në Pogradec.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë kapën shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Pogradec, i shpallur në kërkim më datë 25.09.2025, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas”, bëri me dije policia vendore.
Më herët ishte proceduar edhe 27-vjeçari të cilit duhet t’i jepeshin paratë. Mbetet i panjohur konflikti mes dy personave dhe adoleshentit, mosmarrëveshje që duket se kanë lindur në Greqi.