AKTUALITET, 4 Prill 2023, 20:25

E rëndë në Greqi, shqiptari plagos ish-të dashurën, vëllain e saj dhe shokun

E rëndë në Greqi, shqiptari plagos ish-të dashurën,

Një 36-vjeçar shqiptar ka qëlluar me pistoletë 3 persona në një makinë në Greqi.

Ngjarja ndodhi në zonën Paleo Faliro. I riu shqiptar ka qëlluar ish-të dashurën 27 vjeçe, vëllain e saj, 20 vjeç dhe shokun e saj 30 vjeç, të cilët po luftojnë për jetën.

Mediat greke raportojnë se tre të plagosurit janë shqiptarë. Pas ngjarjes, 36-vjeçari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia greke.