TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi se kryeministri Edi Rama po bën ‘kokë turku’ ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj për skandalin McGonigal. E ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, Kryemadhi tha se Rama po e bën këtë lëvizje për të shpëtuar veten.
"Do vijë letër porosi sepse McGonigal ka patur biznese në Shqipëri, kjo është e verifikuar. Së dyti, në taktikën politike, Monika Kryemadhi nuk kandidon për Tiranën, as për kryeministre, as për deputete. Monika Kryemadhi është një nga 62 deputetët që është kundër Edi Ramës. Të bësh një akuzë të tillë sot me një gjë që është absurde në një Tv kombëtar për një fakt, kur pyesja unë kur thoja ore kush është gazetari, mban kohën prime 10 minuta, flet me mashtrime në kohën më të rëndësishme televizive dhe kur Monika Kryemadhi denoncon inceneratorët me fakte, fatura, filmime të drejtpërdrejta nuk shkon dhe nuk flet asgjë, do të thotë se këtu fle lepuri në një vend tjetër.
Sulmojnë Arben Ahmetajn se thonë ka vendosur Monika Kryemadhin, më bëhet qejfi që e besojnë këtë gjë dhe shumë mirë që e besojnë se unë sot kam mbaruar punë me Ben Ahmetajn. Nëse Ben Ahmetajt i sekuestrohet shtëpia e gruas së parë, gruas së dytë, i kontrollohen apartamentet pa prezencë e shumë thyerje rregullash, nuk është çështja se Edi Rama po sakrifikon ish-ministrin për paratë e Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. Numri dy i qeverisë, për të cilin ka bërë rindërtimin, ka ideuar skemën e inceneratorëve, ka bërë të gjitha transaksionet financiare me Edi Ramën... A mos është Ben Ahmetaj "koka e turkut" për çështjen McGonigal? Që të dalë Ahmetaj se ka bërë transfertat e parave për McGonigal...atij 14 herë emri i del në atë aktpadinë e McGonigal të mos jetë Edi Rama... Unë kam informacionet e mia dhe shumë shpejt do të dalë. Përsëri i përket SPAK-ut", tha ajo.