TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Publikohen rastet e reja me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se përgjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 28 raste të reja me Covid-19.
Mësohet se janë kryer 385 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orë.
NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 385 testime, nga të cilët 28 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
22 në Tiranë, 2 në Pukë, nga 1 qytetarë në Durrës, Devoll, Belsh, Fushë Arrëz.
Janë 188 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,135 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 4 Prill 2023)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 385
Testime totale 2,049,782
Raste pozitive 333,927
Raste të shëruara 330,135
Raste Aktive 188
Humbje jete 3,604
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 160
Shkodër. 7
Vlorë 6
Berat. 5
Durrës. 3
Korçë. 3
Fier 2
Elbasan. 2