AKTUALITET, 9 Shkurt 2022, 22:03

Berisha njofton hapin e radhës të fushatës për zgjedhjet e 6 marsit

Berisha njofton hapin e radhës të fushatës për zgjedhjet e 6

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar vijimin e prezantimit të kandidatëve për kryetarë bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Pas takimit të zhvilluar pasditen e së martës në Lushnje, Berisha njoftoi se radhën e ka Vora.

“Ditën e enjte, më datë 10 shkurt, ora 17:00, në Sallën e Hotel Continental prezantojmë kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Vorës, Z. Lulzim Vrana. Ftoj të gjithë banorët e Vorës të marrin pjesë!” – shkruan Berisha në Facebook.