AKTUALITET, 9 Shkurt 2022, 20:40

Zgjedhjet e 6 marsit/ Lulzim Basha dërgon kërkesën në KQZ për regjistrimin e kandidatëve në gjashtë bashki

Zgjedhjet e 6 marsit/ Lulzim Basha dërgon kërkesën në KQZ
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka dërguar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kërkesën për regjistrimin e kandidatëve të PD për gjashtë bashkitë për zgjedhjet vendore të 6 marsit.

Selia blu ka dërguar në KQZ kërkesën për regjistrimin e Indrit Sefës si kandidat për bashkinë e Lushnjës, Luan Hotin për Durrësin, Xhemal Bushatin për Shkodrën, Ferdinand Saraçin për Rrogozhinën, Luan Hakën për Dibrën dhe Ymer Markun për Vorën.

Këtë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Marash Logu. 

Postimi i Marash Logut:

Sapo dorëzuam në KQZ, dokumentacionin zyrtar të kandidatëve të Partia Demokratike e Shqipërisë. Suksese përfaqësuesve të vetëm të demokratëve në zgjedhjet e 6 Marsit: Xhemal Bushati në Shkodër, Luan Haka në Dibër, Ymer Marku në Vorë, Ferdinand Saraci në Rrogozhinë, Luan Hoti në Durrës dhe Indrit Sefa në Lushnjë.

Zgjedhjet e 6 marsit/ Lulzim Basha dërgon kërkesën në KQZ

Zgjedhjet e 6 marsit/ Lulzim Basha dërgon kërkesën në KQZ

Zgjedhjet e 6 marsit/ Lulzim Basha dërgon kërkesën në KQZ