TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fund të vizitës së sotme në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik, ishte në studion e televizionit "Klan Kosova", të cilit, qeveria "Kurti" përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, me 14 qershor vendosi për pezullimin e licencës së shoqërisë tregtare “Klan Kosova” SHPK. Njoftimi për heqjen e licencës, sipas autoriteteve, erdhi pasi ka dyshime për zyrtarët përgjegjës për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
Rama është shprehur i habitur me vendimin e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve për t’ia pezulluar licencën e biznesit Klan Kosovës. Ai ka thënë se është e pabesueshme një lëvizje e tillë.
“As nuk e kam besuar se mund të jetë e vërtetë. Nuk besoj që është e vërtetë. Ju po shpifni!”, ka shtuar Rama duke shprehur habinë. Nuk ka mundësi që Qeveria e Kosovës ta mbyllë Klan Kosovën. Nuk është e mundur”.
Ai ka shprehur besimin e tij se Klan Kosova do të vazhdojë së funksionuari.
“Nëse ju është pezulluar licenca e biznesit, duhet ta falënderoni se ua ka rritur audiencën. Kam shumë besim që do të bëjmë intervista përsëri”, është shprehur ai.
Qeveria e Ramës prej disa vitesh është në konflikt të hapur me mediat në Shqipëri, ndërsa një televizion u mbyll 6 vite më parë, pas përplasjeve të ashpra me pronarin italian.