AKTUALITET, 7 Korrik 2023, 08:35

Nisin sot regjistrimet në e-Albania për nxënësit e klasave të 10-ta, si aplikohet

Nisin sot regjistrimet në e-Albania për nxënësit e klasave

Në portalin e-Albania ka nisur procesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024. Dokumentet do të ngarkohen nga aplikanti (online, jo dorazi).

-  Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës);
-  Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive);
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka ndarë lajmin për të gjithë nxënësit dhe prindërit ne rrjete sociale si dhe u ka uruar suksese.

“Tashmë në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e  nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik.

Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike.

Suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor!”- shkroi ministrja Evis Kushi.