TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, në lagjen "Hajro Çakërri", ku brenda banesës ndodheshin edhe familjarët.
Dy mjete zjarrfikëse dhe 8 zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë. Fillimisht u arrit të nxirren familjarët nga banesa që po digjet, më pas u vazhdua me fikjen e zjarrit.
Pas shumë përpjekjesh, u arrit që zjarri të fiket, por u dogj komplet banesa me të gjitha orenditë që kishte brenda.