AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 22:22

Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Krujë, arrestohet "i forti i Niklës" për armëmbajtje pa leje (VIDEO)

Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Krujë, arrestohet "i forti i
Gentjan Bejtja

Është arrestuar për armëmbajtje pa leje Valter Bami në lidhje me atentatin në Larushk të Krujës ku u vra Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e objektivit, Gentjan Bajtja. Bashkë me të, janë shoqëruar mbrëmjen e sotme edhe dy miq të Valter Bamit si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Policia sqaron se në dorën e majtë të Bamit janë konstatuar mbetje baruti, çka nënkupton se ka shtënë me arm zjarri. 

Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për Valter Bamin për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Atentati ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë dajën e të miturve në vend, ndërsa të dy u plagosën. Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë. Për shkak të plagosjes së dy fëmijëve, dhe veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me ta dosja penale i ka kaluar seksionit për të miturit në prokurorinë e Tiranës. 

I konsideruar si personazhi kyç në ngjarje, marrja në pyetje e Gentian Bejtjes vlerësohet e rëndësishme nga policia pasi pista kryesore që po ndjek grupi i hetimit është hakmarrja.

Më poshtë është momenti kur ‘i forti i Niklës’ Valter Bami, i dyshuar kryesor i atentatit të Gentjan Bejtjas është arrestuar nga policia. Në dorën e tij të majtë është konstatuar një sasi baruti çka e ka bërë të dyshuarin kryesor të ngjarjes, ku u vra Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e objektivit Gentjan Bejtja.