AKTUALITET, 6 Mars 2026, 11:17

E frikshme/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën në aksin Rrile-Shëngjin! Plagosen dy drejtuesit, njëri në gjendje të rëndë, vajza më lehtë

E frikshme/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën në aksin

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin Rrile–Shëngjin, në Lezhë, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një vajzë dhe një automjet tip “Golf”.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Si pasojë e aksidentit, Kristian Kola mbeti i plagosur dhe u transportua fillimisht me urgjencë drejt Spitali Rajonal i Lezhës për ndihmë mjekësore.

Për shkak të gjendjes së rënduar, ai më pas u dërgua në Spitali i Traumës, ku po trajtohet nga specialistë mjekësorë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.