TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Betohen sot ministrat e rinj të kabinetit qeveritar Rama. Ashtu siç ishte njoftuar, në Presidencë ka nisur ceremonia e betimit të ministrave të rinj të 7 ministrive. Ceremonia po zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
Ceremonia e betimit po zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Në seancën e djeshme u miratuan të gjitha dekretet e Presidentit Begaj, për 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime në poste ministrore.
Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi deputetët opozitarë ishin ngritur në këmbë dhe kishin bllokuar foltoren e Parlamentit.
VOTIMI PËR EMËRIMET
1-Albana Koçiu – zv.kryeministre, 83 vota pro, 3 kundër
2-Ferit Hoxha – ministër i Jashtëm, 83 pro, 4 kundër
3-Besfort Lamallari – ministër i Brendshëm, 83 vota, pro 4 kundër
4-Ermal Nufi – ministër i Mbrojtjes, 83 vota pro, 6 kundër
5-Toni Gogu – ministër i Drejtësisë, 83 vota pro, 5 kundër
6-Enea Karakaçi – ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, 83 vota pro, 6 kundër
7-Eriona Ismaili – ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, 82 vota pro, 4 kundër
Në seancën plenare të së enjtes, e cila nisi dhe përfundoi me rrëmujë, ata u votëbesuan mes kaosit pasi Berisha dhe deputetë të tjerë të PD zaptuan foltoren.
Ministrat e rinj janë Ferit Hoxha, i cili është ministër i Jashtëm pas largimit të Elisa Spiropalit; Enea Karakaçi i cili zëvendëson Belinda Ballukun te Infrastruktura dhe Energjia, si dhe Ermal Nufi si ministër i Mbrojtjes duke larguar Pirro Vengun. Gjithashtu Eriona Ismaili zëvendëson Toni Gogun si ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Hoxha, Karakaçi dhe Nufi, që vijnë rishtazi në qeveri, votëbesimin e ndoqën nga lozhat e Kuvendit.
Për ministrat e rinj dhe Albana Koçiun zv.kryeministre, Toni Gogun Ministër të Drejtësisë, Besfort Lamallarin të Brendshëm, Erjona Ismailin Ministre Shteti për Parlamentin, votës së socialistëve iu bashkuan edhe kartonët jeshilë të deputetëve të Partisë Social-Demokratike.
Kuvendi votoi edhe shkarkimet e tashmë ish-ministrave, me dekretin për Belinda Ballukun që më shumë se të tjerët mori shumicë të cilësuar, 85 vota pro shkarkimit.