TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 45-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi rezultonte e shpallur në kërkim për veprat penale “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.
Tutorja e arrestuar është identifikuar me emrin Yllka Nuraj, banuese në fshatin Ruzhdijë në Patos. 43-vjeçarja është dënuar gjykata e Fierit me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Y. N(Xh)., 45 vjeçe, banuese në fshatin Ruzhdije, Patos, pasi gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”, njofton policia.