AKTUALITET, 22 Tetor 2024, 14:55

E akuzuar për aferën e inceneratorëve, Etleva Kondi kërkoi heqjen e masës së arrestit! Ja vendimi që mori GJKKO

E akuzuar për aferën e inceneratorëve, Etleva Kondi kërkoi

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Etleva Kondit, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e inceneratorëve, për heqjen e masës “arrest shtëpie”.

Ajo kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, por u rrëzua nga togat e zeza.

Sipas, GJKKO kërkesa e Etleva Kondit është e pabazuar në ligj dhe prova.

“U vendos rrëzimi i kërkesës së kërkueses Etleva Kondi, me nr. 593 regj., datë 21.10.2024, me objekt zëvëndësimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, si një kërkesë e pabazuar në ligj dhe prova”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Etleva Kondi akuzohet për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim lidhur me aferën e inceneratorëve.

Ish-anëtarja e Komisionit për dhënien e inceneratorëve ndodhej në Itali kur u lëshua masa e sigurisë ndaj saj dhe u arrestua më 9 prill 2022 në Rinas, kur u kthye në Shqipëri.

Asaj i është komunikuar masa e vendosur nga Gjykata sapo ka zbritur në Rinas dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për vijimin e procedurave.

Më pas Etleva Kondi është shoqëruar nga policia për në banesën e saj.