AKTUALITET, 22 Tetor 2024, 14:22

Zjarr në një mobilieri në Shkodër, forcat zjarrfikëse në ‘luftë’ me flakët

Zjarr në një mobilieri në Shkodër, forcat zjarrfikëse

Një banesë është përfshirë nga zjarri këtë të martë në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhure rreth orës 12:30 në lagjen “Daniel Matila”, ku dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilierisë së shtetasit me iniciale I. K., ka rënë zjarr. Për pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e mobilierisë.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar zjarrin.

Ndërkaq, grupi hetimor po heton për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.