TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy kushërinj janë përleshur për çështje pronësie në fshatin Dorëz në Tiranë.
Dy kushërinj dyshohet se janë përleshur për çështje pronësie në fshatin Dorëz në Tiranë.
Për pasojë ka rënë në prangat e policisë 40-vjeçari B. K pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, shtetasin B. K (kushëri i tij).
Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit pushkë, në afërsi të banesës së tij, por ajo është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë
Kombinat, Tiranë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri, mes 2 shtetasve (kushërinj).
Kanosi me armë zjarri një shtetas (kushëri i tij), falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe vihet në pranga 40-vjeçari.
Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, me të cilën dyshohet se kanosi 40-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Dorëz, një shtetas, kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër (kushëri i tij), kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Dorëz”. Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– B. K., 40 vjeç, banues në Pezë të Madhe, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, shtetasin B. K (kushëri i tij).
Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit pushkë, në afërsi të banesës së tij, por ajo është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.