AKTUALITET, 7 Nëntor 2022, 08:30

Mot me diell e pak vranësira, çfarë parashikohet për ditën e sotme

Mot me diell e pak vranësira, çfarë parashikohet për

Shqipëria parashikohet të përfshihet nga një mot i qëndrueshëm, me kthjellime e masa ajrore të qëndrueshme. Nuk përjashtohen vranësira të pakta, por pjesa më e madhe e ditës do të mbizotërohet nga një mot me diell dhe vranësira kalimtare të pakta deri mesatare.

Temperaturat do të jenë në ulta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes por në mesditë orët me diell do të sjellin temperatura optimale. Pritet të luhaten në vlerat ditore nga 2 gradë Celsius deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.