AKTUALITET, 6 Nëntor 2022, 20:49

Xhaçka reagon për situatën në veri: Dalja nga institucionet e Kosovës, akt përshkallëzimi!

Xhaçka reagon për situatën në veri: Dalja nga

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka, ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, pas largimit të përfaqësuesve të Listës Serbe nga institucionet në Kosovë.

Me anë të një postimi në “Twitter”, ajo shpreh shqetësimin për atë që po ndodh në Kosovë, të cilën e përshkruan si një akt përshkallëzimi, në një kohë kur dialogu sipas saj duhet më shumë se kurrë.

“Shqetësim për zhvillimet në veri të Kosovës. Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është momenti kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, thuhet ne reagimin e Xhaçkës.