TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë Besnik Simoni, i cili dyshohet se u përfshi në një konflikt me armë zjarri me një bashkëfshatar të tij në muajin prill të këtij viti, është marrë i pandehur nga prokuroria e Lezhës.
Hetimet në lidhje me këtë çështje janë mbyllur dhe dosja penale e hetuar nga prokurori Françesk Ganaj është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lezhës.
Ndaj ish-zyrtarit lokal është ngritur akuza e plagosjes në tejkalim të kufijve të vetëmbrojtjes si dhe armëmbajtja pa leje, ndërsa për shtetasin Altin Marku është ngritur akuza “Vrasja e Mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Sipas dosjes hetimore ka qenë Altin Marku i cili ka qëlluar me armë zjarri plot 9 herë në drejtim të ish-funksionarit të pushtetit vendor Besnik Simoni.
Ky i fundit i është përgjigjur me armë zjarri duke qëlluar ndaj bashkëfshatarit te tij.
Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë Besnik Simoni, i cili u përfshi në një konflikt me armë zjarri me një bashkëfshatar të tij në muajin prill të këtij viti, është marrë i pandehur nga prokuroria e Lezhës.