TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur mbështetje të plotë për Sindikatën e pedagogëve dhe vendimet e marra prej tyre, teksa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në krahasim me qeverinë e Kosovës, ai vjedh fondet dhe pasuritë publike e nuk mbështet arsimin.
Sali Berisha: Përshëndes sindikatën e Universiteteve të vendit, për vendosmërinë, mbrojtjen që u bëri e u bën interesave jetike të pedagogëve, punonjësve, studentëve, interesave jetike të kombit shqiptar.
Kjo sindikatë ka vendosur që të ndërpresë thirrjen për bojkot por të vijojë luftën e betejën, E garantoj që në çdo hap të saj ajo dhe cilado organizatë që mbron një kauzë ët drejtë do ketë mbështetjen totale të PD.
Theksoj se nuk mund të pajtohem kurrë që një pedagog në Tiranë të marrë gjysmën e rrogës që merr një pedagog në Prishtinë.
Qeveria e Kosovës nuk vjedh taksat, fondet e pasuritë publike siç vjedh Edi Rama.
Nuk mund të pajtohem që buxheti për shkencën në Kosovë të jetë disa herë më i madh se në Shqipëri, që studentët në Kosovë të subvencionohen me 100 euro kurse në Shqipëri u mbyllen dyert e universiteteve.
Ne shprehim mbështetje të plotë ndaj sindikatës së universiteteve të vendit.